Aplikacion
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, ka konfirmuar se lidhja e saj me Patris Berishën ka përfunduar.
Gjatë një interviste për emisionin “Prive by Liberta Spahiu”, ajo u pyet për jetën private dhe planet për pushimet verore. Në përgjigjen e saj, Santiana bëri të ditur se tashmë është beqare.
“Unë në pushime shkoj vetë, e dyta veç shkoj me nanën, se single jam”, u shpreh ajo.
Santiana sqaroi gjithashtu se raportimet e mëparshme për marrëdhënien e saj me Patris Berishën kishin qenë të sakta në kohën kur ishin publikuar, por shtoi se tani më nuk janë bashkë.
“Lajmet kanë qenë të vërteta në momentin kur i keni publikuar ju, por nuk janë më. Po, ka përfunduar çdo send. Tash jam single”, deklaroi ajo.
Me këtë deklaratë, Santiana i dha fund aludimeve mbi statusin e saj sentimental, duke konfirmuar publikisht ndarjen nga Patris Berisha, ish-bashkeshorti i kengetares, Tuns.
Gjithashtu ajo bëri të ditur se do të vazhdojë të jetë pjesë e emisionit “Robi plaket kur don vet”, së bashku me Robert Berishën, vellain e ish partnerit te saj.