zoom

Bota

Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra

Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra

Tri gra kanë mbetur të plagosura pas një sulmi me thikë të ndodhur këtë të hënë pranë zonës Porte de Clichy në Paris. Sipas autoriteteve franceze, autori përdori dy thika kuzhine për të sulmuar gratë, të moshave 19, 24 dhe 36 vjeç.

Dy prej grave të plagosura ndodhen në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.

Pas neutralizimit, i dyshuari u arrestua nga një efektiv policie jashtë shërbimit. Gjatë ndalimit, ai ka bërë deklarata që autoritetet i kanë cilësuar si të paqarta dhe jo koherente.

“Është Allahu ai që më urdhëroi”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Prokuroria Kombëtare Antiterroriste e Francës po analizon rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar nëse sulmi do të trajtohet si akt terrorist apo si një vepër penale me motive të tjera./ Zoom.al

Postime të lidhura