Aplikacion
Marco Romeo, i i dënuar me 24 vjet burg për vrasjen e Paulës, ish-të dashurës dhe nënës së djalit të tij në Torremolinos (Malaga) në vitin 2023, ka pranuar për herë të parë që nga arrestimi i tij po atë vit se në vitin 2014, ai vrau dhe murosi ish-partneren e tij, 22 vjeçaren Sibora Gagani, ngjarje e ndodhur po në atë komunë.
48-vjeçari italian në lidhje me vrasjen e shqiptares Sibora Gagani, ai më parë kishte pranuar vetëm se e kishte murosur të gjallë. Ai e mohoi vdekjen e 22-vjeçares dhe pretendoi se “ishte një çështje shumë më komplekse”.
Gjatë gjithë hetimit, ai jo vetëm që mohoi kryerjen e krimit, por madje pretendoi se policia po gënjente dhe e kishte “tradhtuar”, një version i ngjarjeve që as hetuesit dhe as prokuroria nuk e besuan kurrë.
Marco Romeo do të gjykohet nga një juri për vrasjen e Siborës, në një procedurë të veçantë nga ajo e mbajtur për vdekjen e ish-partneres së tij, Paulës.
Në deklaratën e tij me shkrim, i pandehuri pranon për herë të parë se e ka vrarë atë brenda shtëpisë që ndanin dhe pranon fshehjen e trupit. Trupi i Siborës u zbulua nga Policia pas një hetimi paralel pas arrestimit të tij për vrasjen e Paulës.
Trupi ishte fshehur në një mur që Marco kishte ndërtuar në një cep të një dhome ku nuk jetonte më, dhe u gjet në një kuti druri, të mbuluar me gëlqere, pranë një thike me gjak dhe një buqete me lule.
I pandehuri u takua me Sibora Gaganin në vitin 2009, kur ajo ishte 18 vjeç, në qytetin italian të Nettuno-s, ku jetonin të dy.
Në vitin 2010, të dy u zhvendosën në Spanjë, konkretisht në Torremolinos, si çift, dhe meqenëse ajo nuk i kishte dokumentet në rregull, shkoi me një identitet të rremë, një emër që e përdorte zakonisht dhe me të cilin njihej në atë komunë.
I akuzuari dhe viktima jetonin në vende të ndryshme në Torremolinos dhe Sibora madje mori me qira një apartament të veçantë në vitin 2013, vitin në të cilin marrëdhënia pushoi përkohësisht në fund të atij viti, megjithëse në kohën e krimit në vitin 2014 ata jetonin përsëri së bashku, sipas versionit të prokurorit.
Në një datë dhe orë të paspecifikuar, por gjatë javës 7-14 korrik 2014, i pandehuri e sulmoi Siborën me thikë dhe, pasi e goditi të paktën katër herë, tre prej të cilave në shpinë, i shkaktoi vdekjen.
Ekipi ligjor i të pandehurit nuk pajtohet me versionin e prokurorisë, veçanërisht me pretendimin se vrasja u rëndua nga tradhtia dhe ishte e paramenduar ose e planifikuar.
Prokuroria pohon se ai veproi siç bëri me Paulën, “ftohtësisht dhe me justifikimin se gjithçka lindi si rezultat i një grindjeje”.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore