zoom

Aktualitet

U zbulua 9 vite pas zhdukjes, trupi që u gjet i murosur është i Sibora Gaganit

ADN-ja ka konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur i murosur në banesën në Torremolinos të Spanjës, është i Sibora Gaganit.

Vajza u zhduk nëntë vjet më parë dhe për vdekjen e saj akuzohet ish-partneri i saj Marco Gaio Romeo.

Ai është arrestuar për vrasjen e partneres së tij Paula, të cilën e goditi 14 herë me thikë.

Familja e saj kërkon drejtësi por edhe ndihmë për ta rikthyer Siborën në Itali dhe për ta varrosur.

Shpenzimet e riatdhesimit  janë shumë të shtrenjta dhe avokatët e nënës së Siborës, e cila nuk i kishte humbur kurrë shpresat për të gjetur vajzën e saj, po shqyrtojnë mundësinë për të kërkuar ndihmë nga bashkia e Nettuno-s.

Lajmi i fundit i marrë nga e reja shqiptare daton në korrik të vitit 2014. Pika e kthesës ishte më 17 maj kur vrasësi i dyshuar i Siborës, Marco Gaius Romeo, i arrestuar për vrasjen e ish-partneres së tij Paula, të cilën e goditi 14 herë me thikë para. Ai çoi hetuesit spanjollë në banesën ku kishte fshehur trupin e Sibora Gaganit.