Aplikacion
Presidenti rus, Vladimir Putin, është shprehur se Ukraina “herët a vonë” do të humbasë territoret e saj perëndimore, duke u thënë ushtarakëve rusë se pjesë të këtij vendi historikisht u kanë përkitur shteteve fqinje dhe se “të gjithë janë grindur me njëri-tjetrin” në Ukrainë.
Gjatë një takimi me personelin ushtarak, Putin deklaroi gjithashtu se Ukraina në bregun e majtë të “është konsideruar gjithmonë pjesë e Rusisë”.
“Jam i sigurt se herët a vonë Ukraina do t’i humbasë këto toka perëndimore. Dhe ajo që i përkiste Polonisë, Hungarisë, Rumanisë, herët a vonë do ta humbasë, ndoshta jo nesër, jo pasnesër, pas një viti, dy, 10, 15, por gjithçka historikisht do të kthehet në vendin e vet”, tha Putin.
Putin ka vënë në dyshim vazhdimisht kufijtë dhe shtetësinë e Ukrainës që nga nisja e pushtimit të plotë të Rusisë në vitin 2022.
Megjithatë, Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë i hedhin poshtë këto pretendime, duke riafirmuar mbështetjen e tyre për kufijtë dhe integritetin territorial të Ukrainës të njohur ndërkombëtarisht.