zoom

Aktualitet

SPAK “mësyn” në Bashkinë e Tiranës, kryen kontrolle dhe sekuestron dokumente

SPAK “mësyn” në Bashkinë e Tiranës, kryen kontrolle dhe sekuestron dokumente

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbarkuar këtë të martë në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Burime bëjnë me dije se hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të autorizuar nga SPAK, kanë zhvilluar kontrolle në zyrat e institucionit, ku po verifikojnë dokumentet dhe po kryejnë sekuestrimin e materialeve që konsiderohen me interes për hetimin.

Operacioni ka nisur prej disa orësh dhe hetuesit vijojnë punën në godinën e bashkisë. Deri në këtë fazë nuk është bërë publike arsyeja konkrete e kontrolleve, ndërsa organi i akuzës nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me çështjen që po hetohet.

Në pritje të një reagimi zyrtar, mbetet e paqartë nëse hetimet lidhen me një dosje ekzistuese apo me një procedim të ri të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme./ Zoom.al

Postime të lidhura