zoom

Të gjitha

DJ Tiësto: Po bëj një tjetër fëmijë me dashurinë e jetës sime

DJ Tiësto: Po bëj një tjetër fëmijë me dashurinë e jetës sime

DJ Tiësto do të bëhet sërish baba! Producenti holandez i muzikës, njoftoi në Instagram se ai dhe gruaja Annika Backes po presin fëmijën e tyre të dytë së bashku.

Çifti tashmë janë prindër të vajzës Viola Margreet, 16 muajshe. Tiësto, emri i vërtetë i të cilit është Tijs Michiel Verwest, ndau lajmin emocionues në ceremoninë e 64-të vjetore të çmimeve “Grammy”  ku Backes zbuloi barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq.

Në një foto, DJ vendos dorën në barkun e gruas së tij dhe puth barkun e saj në një tjetër. “Po bëj një tjetër fëmijë me dashurinë e jetës sime ”, ka shkruar ai. Backes ndau të njëjtat foto në faqen e saj, ku njoftoi gjithashtu se çifti është në pritje të një djali.

Çifti, i cili u martua në shtator 2019, prezantoi për herë të parë vajzën Viola krahas fotove të porsalindurit në nëntor 2020. Tiësto dhe gruaja e tij u takuan në restorantin Catch në New York në vitin 2015 dhe u fejuan në vitin 2018 gjatë festës së Falenderimeve, zbuluan çifti më parë për “Vogue”./L.K

/Zoom.al