Aplikacion
Mediat greke kanë publikuar foton e njërit prej tre viktimave, që u vranë mbrëmë në mes të Athinës, pas një përleshjeje të përgjakshme mes dy bandave shqiptare.
Shqiptari Adil Tefa nga Korça është koka e bandës kriminale në Athinë, i cili mbeti i vdekur në fund bashkë me dy të tjerë pas një përplasjeje me një bandë tjetër.
Sipas informacionve, Tefa drejtonte makinën tip tip “Mercedes” dhe qëlloi personin me motoçikletë. Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.
Nga masakra e Athinës mbetën të vdekur 3 shqiptarë, ndërkohë u plagosën 3 persona të tjerë, mes tyre dy efektivë policie./zoom.al/



