zoom

Lajme

Trajneri i Tottenham: Lojtarët e pakënaqur duhet të largohen

Trajneri i Tottenham: Lojtarët e pakënaqur duhet të largohen

Trajneri i Tottenhamit, Roberto de Zerbi, ka deklaruar se lojtarët që nuk janë të lumtur në klub këtë verë duhet të transferohen diku tjetër.

Italiani, i cili mori drejtimin e Spurs në fund të marsit dhe i ndihmoi ata të shpëtonin nga rënia nga Premier League sezonin e kaluar, bëri komentet e tij mes dyshimeve mbi të ardhmen e Lucas Bergvall në klub.

Tottenham hodhi poshtë një ofertë të parë prej 38 milionë paund nga Nottingham Forest për mesfushorin suedez Bergvall, me Forest që është gati ta rrisë ofertën e tyre në 45 milionë funte.

“Isha shumë i qartë në fillim të kohës sime në Tottenham. Thashë, kush nuk dëshiron të qëndrojë në Tottenham? Kush nuk është i lumtur, nuk është krenar që qëndron këtu, duhet të largohet”, tha De Zerbi, para ndeshjes miqësore parasezonale të skuadrës së tij kundër Auckland FC në Zelandën e Re të dielën.

Duke shtuar: “Dua që lojtarët të jenë krenarë dhe të lumtur që qëndrojnë këtu, të dalin në fushë në stadiumin Tottenham Hotspur me motivim të madh. Sepse tani në futboll, nëse mendoni edhe në Kupën e Botës, motivimi bën diferencën. Motivimi është të jesh i lumtur që qëndron në një ekip.”