zoom

Bota

(VIDEO) Masakër në Athinë! Britma dhe të shtëna, përplasje mes bandave

(VIDEO) Masakër në Athinë! Britma dhe të shtëna, përplasje mes bandave

Greqi– Dy persona mbetën të vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve policë, gjatë një përleshjeje me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Athinë. Sipas policisë greke bëhet fjalë për përplasje bandash dhe se shtetasit dyshohen të jenë shqiptarë.

Burime të ELAS-it raportuan për APE-MPE se pak pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia, ka pasur një sherr mes shtatë personave, pa u bërë ende të ditura arsyet.

Shoferi i makinës Mercedes ka qëlluar me armë një motoçiklist të ri duke e plagosur rëndë.

Motoçikletën e ka ndjekur babai i viktimës, me një makinë tip Audi, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë.

Babai, gjithmonë sipas burimeve të ELAS-it, ka qëlluar autorin e plagosjes së të birit dhe e ka plagosur për vdekje.

Pasagjeri i Audi-t, i cili tentoi të vraponte për t’u mbrojtur, u godit dhe u plagos nga një makinë që kalonte.

Në të njëjtën kohë, një tjetër person i cili ka qenë duke hipur në Mercedes është larguar nga makina. Menjëherë pas kësaj, ai ka ndaluar një shofer kalimtar dhe nën kërcënimin e armës ka marrë mjetin e tij dhe është larguar.

I dyshuari, me origjinë shqiptare ka tentuar të ikë në këmbë. Makina e patrullës e ka ndjekur. Më pas, burri ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë, duke plagosur njërin në këmbë, ndërsa i dyti ka marrë një plumb lart në shpatull.

Policia iu përgjigj zjarrit, duke plagosur për vdekje autorin e armatosur.

Dy efektivët e policisë të plagosur janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës.

Rastin po hetohet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës./ Zoom.al

Postime të lidhura