Aplikacion
Përplasja mes dy bandave shqiptare në Athinë mbrëmjen e 2 korrikut ka tronditur mbarë opinionin në Greqi dhe jo vetëm.
Si pasojë e përleshjes së përgjakshme në Athinë mes dy familjeve shqiptare që bënin pjesë në botën e trafikimit të lëndëve narkotike, sipas burimeve policore kanë mbetur të vdekur 3 shtetas shqiptarë.
Nga konflikti kanë mbetur gjithashtu të plagosur një person edhe dy efektivë policie, pasi autori qëlloi ndaj tyre në momentin që policia i kërkoi të dorëzohej.
Por si ndodhi ngjarja?
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka nisur fillimisht në rrugën “Krotidou” në lagjen “Kato Patisia” ku nga një automjet “Mercedes- Benz” është hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motori, duke e plagosur rëndë këtë të fundit.
Në vend u gjend babai drejtuesit të motoçikletës, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend.
Një tjetër person që ndodhej në “Mercedes” tentoi të largohej me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej po në të njëjtën makinë mundi të dalë nga makina dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “Toyota”.
Sapo ka parë policët ka hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur ndërkohë që edhe policët janë kundërpergjigjur duke e vrarë shqiptarin.
Mësohet se dy shqiptarët e vrarë, të cilët rezultojnë shokë me njeri tjetrin pasi të dy ndodheshin në automjetin “Mercedes-Benz”, rezultojnë të arrestuar për çështje droge në maj të vitit të kaluar në Athinë.
Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në “Kato Patisia” prej rivalëve në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në “Agjius Anargjirus”./Zoom.al/