zoom

Të gjitha

Shkon në 3 numri i viktimave në Athinë, sherr mes dy familjeve shqiptare që shpërndanin drogë

Shkon në 3 numri i viktimave në Athinë,  sherr mes dy familjeve shqiptare që shpërndanin drogë

Mediet greke kanë zbardhur detaje të reja nga përleshja e përgjakshme në Athinë mbrëmjen e djeshme.

Ka ndërruar jetë në spital një nga katër të plagosurit, duke e çuar në 3 numrin e viktimave.

Sipas informacioneve të protothema.gr, sherri ka ndodhur mes dy familjeve shqiptare të cilat ishin shpërndarës droge. Në fakt, disa prej tyre janë kriminelë me precedentë të mëparshëm penalë.

Gjithçka nisi mëngjesin e së shtunës, kur anëtarët e dy familjeve u takuan në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre personale. Por situata u përkeqësua.

Nga konflikti kanë mbetur gjithashtu të plagosur një person edhe dy efektivë policie, pasi autori qëlloi ndaj tyre në momentin që policia i kërkoi të dorëzohej./zoom.al/

Postime të lidhura