Aplikacion
Në rezultatet finale të zgjedhjeve në Serbi, shqiptarët atje do të përfaqësohen vetëm me një deputet, Shaip Kamberin.
Partitë shqiptare garuan me dy lista në zgjedhje, “Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën” i Shaip Kamberit dhe “Alternativa për Ndryshim” e Shqiprim Arifit.
Shqiptarët e Serbisë prisnin të përfaqësoheshin me deri në 4 deputetë, por kjo nuk ndodhi.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtur më 3 prill. Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga organizatat joqeveritare në Serbi, IPSOS/CeSid, kandidati i Partisë Përparimtare Serbe dhe kreu aktual i shtetit, Vuçiç ka fituar gati 60 për qind të votave.
Vuçiç pranoi se konflikti në Ukrainë ndikoi fushatën dhe tha se Serbia nuk ka në plan të devijojë nga loja e balancuar mes përpjekjes për t’iu bashkuar BE dhe lidhjet e afërta me Rusinë dhe Kinën. Në fjalimin e fitores ai tha se Beogradi do të ruante politikën e neutralitetit ushtarak dhe marrëdhëniet miqësore me Moskën.
Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, lista “Aleksandar Vuçiç – “Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka siguruar mbi 43 për qind të votave, dhe bashkë me partnerin e koalicionit partinë socialiste që ka siguruar mbi 11 për qind të votave, mund të ketë shumicën në Kuvend
Koalicioni opozitar “Të bashkuar për fitore” pritet të dalë partia e dytë parlamentare me 12.9 për qind të votave.