zoom

Të gjitha

Reperi shqiptar që u aksidentua qëllimisht në Angli: Autori nuk u arrestua vetëm se isha shqiptar

Reperi shqiptar që u aksidentua qëllimisht në Angli: Autori nuk u arrestua vetëm se isha shqiptar

Në muajin qershor, këngëtari i njohur G-Bani bëri disa postime në rrjetet sociale, ku tregonte se kishte pësuar një aksident në Britaninë e Madhe, aty ku jeton prej vitesh.

Përmes disa videove në “Insta Story”, ai tregonte se ishte mirë dhe falënderonte fansat e tij që i kishin shkruar për ta pyetur se si ishte.

Por së fundi, ai ka ndarë një video me ndjekësit e tij në rrjetin social në “TikTok”, duke treguar se i është dashur që të operojë këmbën e tij dy herë. Madje reperi i njohur është shprehur se shoferi në makinën tjetër e ka përplasur me dashje.

Ditën e sotme G-Bani ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi të gjithë versionin për këtë ngjarje.


“Ishte radha ime, por shoferi te makina tjetër ishe i padurueshëm. Ky shoferi nuk më dha hapësirë të kaloja. U mendova të kaloja shumë avash dhe i gërvishta makinën. Që në fillim donte sherr, konflikt.

Për momentin thashë nuk do konfliktohem, do kaloj dhe do thërras policinë. Kam pasur një moment tjetër të keq, ku bëra sherr. U largova disa rrugica tutje dhe ai më kishte ndjekur. E pashë dhe i thashë që të ndalte. Ja bëj me shenjë që mbaje, merremi vesh si të duash. Nuk guxoi që të ndalonte, por mori dhe më përplasi”, tha reperi i njohur.

Ky i fundit më pas shtoi se ka pësuar dy fraktura, dy thyerje te këmba e majtë, më serioze të gjuri që u bë operacioni dhe një tjetër te kyçi.

“Kam dhe krahun. Bëra operacion të dyfishtë. Mjekët ishin shumë të mirë dhe profesionalë”, tha G-Bani.

Por pavarësisht se aksidenti ka qenë i qëllimshëm, autori i ngjarjes nuk është arrestuar dhe sipas këngëtarit, kjo për shkak se ai është shqiptar.

“Ka qenë një eksperiencë që më ka bërë shumë përshtypje, mesjetare. U gjenda në tokë, pa mundur që të lëvizja. Dola nga rruga që të mos bënte hatanë.

Kur dola nga rruga, më kanë thënë se ai e kishte ndaluar makinën pasi dikush në mjet kishte pësuar shok. Komshinjtë aty kanë thirrur ambulancë, unë doja edhe policinë. E mora policinë dhe ju them dikush më ka përplasur me qëllim dhe ndihem në rrezik.

E dërguan patrullën, një femër dhe një burrë. Nuk ma morën denoncimin se isha në gjendje shoku, por unë isha në gjendje të komunikoja.

Për fatin tim të mirë kishte shqiptar aty, pak më i madh se unë, më tha ‘patriot mos u mërzit, do bëhesh mirë’. Ky e kishte parë krejt ngjarjen. Më thotë çfarë kam parë, do e them. Ai u tha policëve ngjarjen.

Pasi dal nga spitali, më vjen hetuesja që kishte marrë përsipër ngjarjen për të marrë një deklaratë nga unë. Më thotë se nuk kemi dëshmitarë, e kjo vetëm se ishte shqiptar.

Kam screenshot mesazhin e dëshmitarit. Shqiptari u ka thënë si e lini të lirë personin që e ka përplasur, se ai lëvizte aty. I vunë hekurat vetëm se ishin bërë dhe disa shqiptarë të tjerë.

Hetuesja më tha që mos ta shqetësosh dëshmitarin. Kur kontaktova shqiptarin me të më tha: ‘Më kanë pyetur, kam bërë një deklaratë. Më akuzojnë mua se po gënjej se jam shok me ty. Unë ju thashë se nuk e njoh, por nuk më besojnë’”, u shpreh G-Bani.

I pyetur se çfarë ka ndodhur me shoferin tjetër, ai tha se “është për qejf, i lirë”. Reperi i njohur shtoi se po merret familja për pjesën e dëmshpërblimit, por nuk e di se sa i takon.

Më pas shtoi se si verior që është, do shumë që të vetëgjyqsojë, por ka vendosur që t’ia lërë shtetit./ Zoom.al