zoom

Aktualitet

FOTO/ Ky është çifti i bashkëshortëve që u vranë nga ish-dhëndri! 51-vjeçarja ishte mësuese

FOTO/ Ky është çifti i bashkëshortëve që u vranë nga ish-dhëndri! 51-vjeçarja ishte mësuese

Ky është çifti i bashkëshortëve Kosta dhe Belere Plaku, të cilët humbën jetën tragjikisht pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Këtë të shtunë, ata u përcollën për në banesën e fundit, mes dhimbjes së familjarëve, të afërmve dhe banorëve të zonës.

Arben Plaka u vra në orët e para të mëngjesit të së premtes, pasi u qëllua me armë zjarri në banesën e tij nga Nertil Buzi, ish-partneri i vajzës së tyre. Bashkëshortja e tij, Burbuqe Plaka, e njohur nga të afërmit edhe si Lela, mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për më shumë se 12 orë, Burbuqe Plaka nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në orët e mbrëmjes, duke e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pas krimit, Nertil Buzi, i njohur edhe me emrin Refit Buzi, mori peng Rozalindën, vajzën e çiftit, me të cilën kishte pasur një marrëdhënie të trazuar. Pas disa orësh negociata me Policinë, ai e liroi të renë, ndërsa forcat speciale RENEA vijuan përpjekjet për ta bindur 35-vjeçarin të dorëzohej.

Sipas burimeve, gjatë negociatave Buzi shfaqej në gjendje të rënduar emocionale, qante dhe kërcënonte vazhdimisht se do t’i jepte fund jetës. Rreth orës 16:30, pasi të gjitha përpjekjet për ta bindur të dorëzohej dështuan, ai u vetëvra, duke i dhënë fund një drame që la pas dy viktima dhe tronditi banorët e Vidhishtës./Zoom.al