Aplikacion
Një 37-vjeçar, pronar i një servisi automjetesh në zonën e Astirit në Tiranë, është arrestuarnga policia, pasi dyshohet se ka mashtruardisa klientë duke marrë pagesat për riparimine automjeteve, pa kryer shërbimin.
Sipas hetimeve, janë dokumentuar gjashtë raste, ku qytetarët kishin lënë automjetet për riparim dhe kishin paguar për shërbimin, por automjetet nuk ishin riparuar. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se, në disa raste, 37-vjeçari dyshohet se ka tentuar t’i shesë automjetet që i ishin besuar për riparim.
Gjatë kontrollit në ambientet e servisit u sekuestruan pesë automjete, të cilat do t’u kthehen pronarëve të tyre.
Hetimet nisën pas kallëzimeve të disa qytetarëve, ndërsa policia po punon për të zbardhur nëse i arrestuari ka kryer edhe raste të tjera mashtrimi. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.