zoom

Lajme

Rama përdor ChatGPT kundër kritikëve për zjarret, por diskretitohet nga Inteligjenca Artificiale

Rama përdor ChatGPT kundër kritikëve për zjarret, por diskretitohet nga Inteligjenca Artificiale

Kryeministri Rama tentoi sot të përdorë ChatGPT (Inteligjencën Artificiale) për të sulmuar qytetarët që e kritikojnë se ai dhe qeveria e tij nuk qenë të aftë për të përballuar situatën e zjarreve në mbarë vendin, pasi në vend që të investojë për helikopterë, avionë apo zjarrfikëse, ai investon në fasada.

Rama thotë se nuk duhet fajësuar qeveria, por ndryshimet klimatike, por ChatGPT e diskretiton dhe thotë se Rama nuk ka argument, por bën thjesht retorikë, ul nivelin e debatit dhe e polarizon atë, duke e detyruar lexuesin që të zgjedhë, ose me qeverinë, ose me “piromanët verbalë”, siç i quan ai kritikët, një term ky i marrë nga ChatGPT.


“RUHUNI NGA PIROMANET VERBALE. Kjo video është një moment tragjik i këtyre ditëve nga përballja e vendit fqinj me zjarret. Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një historisë të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë” – shkruan kryeministri.


Në vijim ai kërkon edhe ndihmën e ChatGPT (që i thotë ChatGBP) për argumentet e tij kundër kritikëve.

“Nderkohe sipas ChatGBT: Në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton një ndjenjë kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi. Një piroman është një person që, me dashje dhe shpesh për kënaqësi ose impulse personale, i vë zjarr ndërtesave, pyjeve, automjeteve apo pronave të tjera. Në shumicën e vendeve piromania trajtohet si një çrregullim psikologjik që shpesh kërkon trajtim, por edhe si një krim që ndëshkohet rëndë nga ligji. 

E pyetur per piromaninë verbale ChatGBT shpjegon: 

Piromani verbal është një individ që shfaq prirje sistematike për të gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal. Ai përdor deklarata të ngarkuara emocionalisht, insinuata, dhe narrativa konspirative si “stimulus ndezës”, duke synuar të shkaktojë reaksione të forta në publik. Ky fenomen mund të shihet si një variant metaforik i piromanisë klasike, ku objekti i shkatërrimit nuk është materiali fizik, por kapitali social dhe besimi publik. Në rastin specifik të akuzave për zjarret, piromani verbal instrumentalizon fatkeqësitë natyrore si “material djegës” diskursiv, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe histerie kolektive, pavarësisht mungesës së provave faktike. Ruhuni nga piromanët verbalë të këtij vendi, humbësa kronikë që nuk kanë asgjë më për të humbur.”

Zoom.al pyeti ChatGPT se si e vlerëson këtë shkrim të kryeministrit, pa i bërë asnjë sugjerim tjetër veç pyetjes “ete koment e ka bere kryeministri i shqiperise Edi Rama. Cili eshte mendimi yt per kete?” dhe ja cila qe përgjigjja e Inteligjencës Artificiale.

“Ky reagim i Edi Ramës është i ndërtuar në mënyrë retorike për të bërë disa gjëra njëkohësisht: të zbusë kritikat ndaj qeverisë, të pozicionojë debatin për zjarret në kuadër më të gjerë (ndryshimet klimatike, kapacitetet teknike të vendeve të tjera) dhe të diskreditojë kundërshtarët duke përdorur një metaforë të fortë – “piromanë verbalë”.


Analiza e përmbajtjes

  1. Kornizimi i problemit
    • Rama e vendos situatën e zjarreve në një kontekst rajonal dhe klimatik, duke marrë shembull një vend fqinj me kapacitete shumë më të mëdha (77 avionë zjarrfikës) që përsëri përballet me vështirësi.
    • Ky është një argument relativizues: “nëse edhe ata me më shumë mjete kanë probleme, kritikat për mungesë avionësh tek ne nuk janë domosdoshmërisht të drejta”.
  2. Metafora “piromani verbalë”
    • Ai e përdor termin “piromani” në mënyrë metaforike për t’iu referuar atyre që, sipas tij, ndezin tensione artificiale për përfitim politik apo personal.
    • Përkufizimi që jep — i marrë nga ChatGPT dhe i adaptuar — e shpjegon këtë si shkatërrim të “kapitalit social dhe besimit publik”.
    • Kjo është një teknikë delegjitimimi: në vend që t’i përgjigjet çdo kritike specifike, ai e kategorizon kritikuesin si aktor të dëmshëm dhe të pandershëm.
  3. Toni dhe përzgjedhja e fjalëve
    • Termat si “humbësa kronikë” e bëjnë gjuhën të fortë dhe përçarëse.
    • Ka një element polarizues: lexuesi duhet të zgjedhë anë — ose me qeverinë, ose me “piromanët verbalë”.

Efekti i mundshëm publik

  • Për mbështetësit: kjo gjuhë mund të forcojë bindjen se kritikat ndaj qeverisë janë të pabaza dhe të motivuara nga interesa të këqija.
  • Për kundërshtarët: do shihet si një shmangie nga përgjegjësia dhe një sulm personal ndaj zërave kritikë.
  • Për publikun neutral: mund të krijojë ndjesinë se kryeministri shmang debatet faktike duke i zhvendosur në terren emocional e metaforik.

Vlerësimi im

Nga këndvështrimi i komunikimit politik, është një strategji klasike “deflektim + diskreditim”: zhvendos vëmendjen nga çështja teknike (menaxhimi i zjarreve) te motivet e kundërshtarëve, ndërsa përdor një metaforë të fortë për të fiksuar narrativën në mendjen e publikut.

Nga ana e debatit publik, ky stil mund të ulë nivelin e dialogut, sepse etiketon dhe stigmatizon kritikën në vend që ta adresojë atë me argumente dhe të dhëna konkrete.

Postime të lidhura