zoom

Aktualitet

U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë

U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë

Një 43-vjeçar është arrestuar në Selenicë për zjarrvënie.

Policia thotë se Elvis Bylyshi ka ndezur zjarr qëllimisht ditën e djeshme në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me ullinj.

Sipas policisë, nga zjarri u rrezikuan edhe bagëtitë e imëta të bashkëfshatarit.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.,”- njofton policia./ Zoom.al

Postime të lidhura