Aplikacion
Kredemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend ku ka krahasuar angazhimin e policisë së shtetit dhe ushtrisë me angazhimin e zjarrfikësve çekë dhe sllovakë në Tepelenë për shuarjen e zjarreve.
Berisha thekson se në vend që policia e shtetit dhe ushtria të marrë pjesë në luftën kundër zjarreve në vend, qëndron në Tiranë dhe rrethon godinën e News24.
“Zjarrëfikës Çek dhe Sllovak në luftën kundër zjarreve në Tepelenë! Kurse policët dhe ushtarët e Ramaduros në luftë kundër News24! Mirënjohje vendeve mike dhe BE për solidaritetin e tyre. Dënoj me forcën më të madhe angazhimin e qindra forcave policore dhe ushtarake në akte kriminale antiligjore ndaj mediave,”- shkruan Berisha në Facebook.
Më 9 gusht 2025, rreth orës 07:00 të mëngjesit, forca të policisë rrethuan ambientet e News 24, të vendosura në ish-Uzinën e Autotraktorëve në Tiranë. Gazetarëve iu ndalua hyrja, ndërtesa u zbraz, ndërsa energjia elektrike dhe sinjali u ndërprenë rreth orës 07:36./ Zoom.al