Aplikacion
Fshati Kasapaj në Delvinë po përballet me flakë masive që kanë përfshirë banesa dhe rrezikojnë jetën e banorëve.
Nënkryetari i bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi, është dërguar me urgjencë në spital pas asfiksisë nga tymi.
Në urgjencë ndodhet edhe një e moshuar 86-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj.
Autoritetet po bëjnë thirrje për evakuim, por shumë banorë kanë refuzuar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit./ Zoom.al