zoom

Aktualitet

Shqipëria digjet, Rama shmang përgjegjësinë: dhe lavdëron ndihmën e huaj: Zjarret janë problem i gjithë rajonit

Shqipëria digjet, Rama shmang përgjegjësinë: dhe lavdëron ndihmën e huaj: Zjarret janë problem i gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të zjarreve që kanë përfshirë disa zona të vendit, ku sipërfaqe të mëdha janë shkrumbuar dhe bilanci vijon të jetë dramatik. Në vend që të marrë përgjegjësi për menaxhimin e krizës, Rama i është rikthyer retorikës së zakonshme duke hedhur fajin te kritikët dhe duke theksuar se kjo është një situatë që prek gjithë rajonin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një foto të një avioni zjarrfikës të llojit ‘Canadair’, i dërguar nga një shtet fqinj, duke theksuar se Shqipëria nuk disponon një mjet të tillë.

Në postimin e tij, kryeministri ka sulmuar ashpër zërat kritikë, duke i quajtur “lehaqenie që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike”.

Ai ka tentuar gjithashtu të relativizojë situatën në vend, duke e krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut, të cilat po përballen me të njëjtin fenomen.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, shkruan Rama.

Megjithatë, mungesa e pajisjeve të duhura dhe ndërhyrjes së shpejtë në terren ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi përgatitjen dhe përgjegjësinë e institucioneve në përballimin e emergjencave të tilla.

Postime të lidhura