zoom

Lajme

Rama premton shtëpi të reja për banorët e prekur nga zjarret

Rama premton shtëpi të reja për banorët e prekur nga zjarret

Të gjithë banorët në Gramsh dhe Delvinë që humbën banesat e tyre për shkak të zjarreve do të bëhen me shtëpi të re.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Rama tha se nga zjarret janë prekur 207 shtëpi, prej të cilave 40 janë shkatërruar plotësisht.

Sipas tij, banorët që kanë humbur banesat do të sistemohen në shtëpi më të mira, ndërsa të tjerët do të marrin dëmshpërblime sipas shkallës së dëmtimit. Kryeministri njoftoi gjithashtu se do të kompensohen edhe humbjet në bagëti.

“Ne po bëjmë sipas pprotokollit të situatës inventarizimin e plotë dhe padiskutim siç ka ndodhur në të shkuarën, askush nuk do mbetet pa e parë në krahë shtetin për t’u rikthyer në shtëpi më të fortë.

Do jenë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Do të kompensohen një për një. Dua edhe njëherë të shpreh mirënjohjen dhe respektin përulësisht të gjithave forcave të angazhuara në terren”, tha Edi Rama./ Zoom.al

Postime të lidhura