Aplikacion
Kryeministri Edi Rama nuk ndal sulmet ndaj burrave, të cilët pasi i quajti “çyrykë”, deklaroi se janë autikë, duke ofenduar edhe personat me aftësi të veçanta.
Rama theksoi se kush shkon drejt kënetës është gjysmak dhe autik, duke shtuar “politikisht s’je mirë”.
“Paguajtën lekët e dynjasë për të paguar Latifin. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë.
Po ça të them, e them si metaforë, nuk është raport klinik. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’e mirë”, tha Rama.
Pak ditë më parë në Dibër, ai iu referua burrave si çyrykë.
“Nëse kemi gratë, të rinjtë dhe vetëm gjysmën e burrave, jemi në rregull. Se gjysma tjetër janë çyrykë.”
Dhe si për ta vulosur mesazhin me një metaforë gjeopolitike që s’i mungon kurrë, Rama përmbylli:
“Dibra është grua, Shqipëria është grua, Europa është grua. Burrat? Janë diku aty, gjysma normalë, gjysma për servis.”/ Zoom.al
Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta