Aplikacion
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Dibër, ku ky i fundit etiketoi gjysmën e burrave si “çyrykë”.
Nga një takim elektoral, Berisha nuk kurseu akuzat dhe ironitë ndaj shefit të qeverisë, duke e cilësuar këtë si një fyerje të rëndë dhe një shfaqje të papranueshme për një kryeministër.
“Shkoi në Dibër dhe me gjuhën e një kopuku u tha se zonja gjysma juaj burrat i ka çyrykë. Unë i them Ramës, ta dish mirë, se në ligj, në kanun dhe në ligjin e sotëm qafën e buallit nuk e kishe kaluar ti pa të tredhur dibranet,” deklaroi Berisha me tone sfiduese.
Ai vijoi më tej duke e goditur Ramën me një metaforë të rëndë që ka ngjallur reagime të menjëhershme në opinionin publik:
“Po ata janë burra të mençur dhe e dinë që i tredhuri nuk tridhet më.”
Berisha e cilësoi këtë retorikë si përçmuese dhe të papranueshme për një lider që pretendon të përfaqësojë të gjithë shqiptarët, ndërsa theksoi se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më gjuhën e arrogancës dhe përçmimit nga pushteti.