zoom

Lajme

Rama heq dorë nga vera e Gysit?

Rama heq dorë nga vera e Gysit?

Nga shishja 33 mijë eurosh “Domaine de la Romanée-Conti“ me Ergys Agasin, te “rilindja” e Kallmetit me Riccardo Cotarella-n, paradoksi i kryeministrit që predikon verën shqiptare, por dehet me luksin më të shtrenjtë të planetit.

Nga Zoom.al

Edi Rama ka veshur sërish petkun e patriotit dhe vizionarit, këtë herë në mediat italiane. Në një intervistë për Corriere della Sera, kryeministri shqiptar ka shpalosur projektin e tij më të ri, një “Rilindje enologjike” për Shqipërinë, duke thirrur si konsulent enologun e famshëm botëror, Riccardo Cotarella. Rama flet me pasion për verërat shqiptare, Kallmetin, Sheshin e Zi, Pulsin dhe VloshIn. Ai e quan verën shqiptare “një gjest shtëpie që do të kthehet në kartvizitë për botën”.

Por pas kësaj fasade me vreshta autoktone, një pyetje vjen natyrshëm ndër menr: A ka hequr dorë vërtet Edi Rama nga vera e Gysit?

Kallmet për popullin, Romanée-Conti 33,500 euro për oborrin

Deklaratat romantike të Ramës për mediat fqinje bien ndesh me dëshmitë tronditëse që vijnë nga brenda rrethit të tij të ngushtë politik. Ish-zëvendëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, bëri një nga denoncimen më të bujshme duke zbuluar shijet ekskluzive dhe tejet të shtrenjta të dyshes që udhëhiqte deri pak kohë më parë fijet e pushtetit dhe krimit, Ramës dhe ish-koordinatorit të tij besnik, Ergys Agasi.

Sipas akuzave të Ahmetajt, tavolinat e tyre nuk shtrihesh me Kallmet apo Shesh të Zi të kantinave të vogla familjare të Beratit apo Lezhës. Ahmetaj përmendi specifikisht konsumimin e verërave që arrijnë shifra marramendëse, ku spikat legjendarja Domaine de la Romanée-Conti (DRC), vera më e shtrenjtë, më e rrallë dhe më prestigjoze në planet, me çmime që për një shishe të vetme kapin vlerën e çmendur prej 33,500 eurosh.

Paradoksi? Ndërsa një shishe “Domaine de la Romanée-Conti” në tavolinën e Ramës dhe Gysit kushton sa paga vjetore e dhjetëra fermerëve shqiptarë, kryeministri u premton këtyre të fundit “hartëzim dhe mbrojtje të zonave vreshtare”.

Rilançimi i verës shqiptare përmes emrave të mëdhenj si Riccardo Cotarella është pa dyshim një lëvizje e zgjuar marketingu. Po për sa kohë dihet botërisht se Rama tjetër flet e tjetër bën, marketingu i tij shihet si një tjetër operacion propagande për të mbuluar shijen e hidhur të skandaleve të shpenzimeve të luksit./ Zoom.al

Postime të lidhura