zoom

Lajme

Rama forcon kontrollin në Bashkinë e Tiranës, i merr Veliajt Drejtorin e Policisë Bashkiake

Rama forcon kontrollin në Bashkinë e Tiranës, i merr Veliajt Drejtorin e Policisë Bashkiake

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm po ndodh në hierarkinë e Bashkisë së Tiranës, duke thelluar edhe më tej sinjalet për një “spastrimi” të njerëzve të afërt të Erion Veliajt nga strukturat drejtuese.

Pas shkarkimit të Toni Benit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Bashkiake, një figurë e njohur për afërsinë me Veliajn, burime për “VNA.al” raportojnë se Elona Lalaj Xhelilaj pritet të marrë drejtimin e këtij institucioni.

Ky emërim shihet gjerësisht si pjesë e lëvizjeve strategjike të iniciuara nga kryeministri Rama, për të forcuar kontrollin mbi Bashkinë e Tiranës pas përplasjeve të fundit politike.

Më herët, pas përplasjes për postin e nënkryetarit të Bashkisë, Rama ndërhyri duke emëruar Anuela Ristanin, pas shkarkimit të Sara Goxhajt, e preferuara e Veliajt. Me këtë logjikë, edhe emërimi i Elona Xhelilajt shihet si një tjetër ndërhyrje nga Kryeministria për të riformatuar administratën lokale sipas një linje të re besnikërie.

Zhvillimet në Bashkinë e Tiranës pritet të vazhdojnë, teksa tensionet mes dy figurave të rëndësishme të PS, Rama dhe Veliaj, po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Postime të lidhura