zoom

Lajme

Sërish lëvizje brenda Bashkisë/ E komanduara e Ramës shkarkon të komanduarën e Veliajt

Sërish lëvizje brenda Bashkisë/ E komanduara e Ramës shkarkon të komanduarën e Veliajt

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani shkarkoi nga detyra nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.

Anuela Ristani rimori drejtimin e institucionit të enjten. Ndërkohë, tri ditë më parë, Erion Veliaj nxori një urdhër, ku i jepte kompetencat e tij pikërisht Sara Goxhajt, që sot u shkarkua. Por, më pas, Veliaj e ndryshoi vendimin, pasi sikurse u shpreh, ridelegimi i kompetencave ishte i gabuar pasi kishte menduar që ekipi drejtues ishte dakordësuar më parë.

 

Postime të lidhura