zoom

Lajme

Kush e drejton Bashkinë e Tiranës? Berisha i përgjigjet Ramës: Ke ndërhyrë në mënyrë brutale

Kush e drejton Bashkinë e Tiranës? Berisha i përgjigjet Ramës: Ke ndërhyrë në mënyrë brutale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit mohoi se po drejton Bashkinë e Tiranës.

Në daljen e tij për mediat, Berisha tha se faktet tregojnë se në të vërtetë Rama po ndërhyn vazhdimisht në punët e bashkisë, ndryshe nga ç’pretendon ai.

“Që Edi Rama drejton Bashkinë e Tiranës kjo është e faktuar. Anuela Ristani u shkarkua nga kryetari në qeli, Erion Veliaj. U emërua një zonjë tjetër, e cila u thirr dhe u kërcënua nga Rama. Ajo u dëbua nga puna, sepse Erion Veliaj i delegoi firmën, si njeriu që duhet të kryente punën në vend të tij. Rama ka ndërhyrë në mënyrë brutale në emërimet dhe shkarkimet në Bashkinë e Tiranës. Ligji e ndalon çdo akt të pushtetit qendror në pushtetin vendor. Pushteti qendror mund t’i adresohet gjykatës për ndonjë punë që ndoshta vihet re nuk bëhet mirë në pushtetin lokal, por rruga është nga gjykata. Rama lavdëron Altin Dumanin, se po mos ishte Dumani, Rama do ishte aty ku e meriton”, tha Sali Berisha.

Mëngjesin e kësaj të marte, duke ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, tha: “Unë punët në Bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës.”

Postime të lidhura