zoom

Politikë

“De facto” kryebashkiak i Tiranës? Rama tregon a ia mori Bashkinë Erion Veliajt

“De facto” kryebashkiak i Tiranës? Rama tregon a ia mori Bashkinë Erion Veliajt

Kryeministri Edi Rama është përfolur si një kryetar de facto i Bashkisë së Tiranës pasi Erion Veliaj u dërgua pas hekurave me urdhër të SPAK.

Rama është paraqitur disa herë në Bashki ku ka zhvilluar bisedime me stafin, si edhe u përfshi në një përplasje me Veliaj se kush duhet të qëndronte në krye të institucionit vendos, e zgjedhura e tij apo Erionit.

Por, Kryeministri shprehet se me Bashkinë i ka mbaruar punët që pas largimit nga kreu i këtij institucioni, duke theksuar se nuk është kryetar i saj, të paktën de jure.

“Unë punët në Bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”, tha Rama në rubrikën e tij Sy m’Sy.

Kujtojmë që pak ditë më parë pati një përplasje të ashpër mes Veliajt dhe Ramës se kush do ta drejtonte Bashkinë.

Pas arrestimit të Veliaj, Rama ia delegoi firmën Anuela Ristanit, vendim i cili u anulua nga kryebashkiaku që mban ende postin edhe pse pas hekurave.

Kryebashkiaku vendosi që tia delegojë detyrën të besuarës së tij Ina Goxhaj, por shumë shpejt u “pendua”. Sipas Berishës kjo pendesë e Veliaj erdhi pasi në qeli i shkoi njoftimi se Edi Rama do e shkarkonte nga posti i Kryebashkiakut.

Menjëherë pasi Veliaj tërhoqi vendimin, kryetarja e deleguar e Ramës, Anuela Ristani shkarkoi nga detyra nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.

 

Postime të lidhura