zoom

Aktualitet

Ministra, kryebashkiakë e deputetë të PS-së në qeli, Rama: Është shumë e dhimbshme

Ministra, kryebashkiakë e deputetë të PS-së në qeli, Rama: Është shumë e dhimbshme

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendosjen pas hekurave të ministrave, kryebashkiakëve e deputetë të PS-së për afera të ndryshme korruptive, ku i fundit i rënë në qeli është Erion Veliaj, kryetari i bashkisë më të madhe në vend, asaj të Tiranës.

“Është shumë e dhimbshm”, deklaroi kreu i PS-së, por theksoi se është i vendosur të luftojë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për sundimin e ligjit.

Rama u shpreh se “nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh prej një kohe të gjatë që çohen përpara drejtësisë për tu përgjigjur për gjëra të ndryshme”.

Por, kreu i qeverisë deklaroi se shpatën e ndëshkimit e ka kaluar nga pushteti ekzekutiv tek ai gjyqësor.

Edi Rama: Në mënyrë mjaft të vendosur po luftojmë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për sundimin e ligjit, barazinë përpara ligjit me reformën tonë në drejtësi.

Është shumë e dhimbshme, për herë të parë në historinë tonë të shtetit, po shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me pushtetin politik që japin llogari para gjyqtarëve e prokurorëve të pavarur.

Nuk mund t’ua fsheh që nga pikëpamja njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh prej një kohe të gjatë që çohen përpara drejtësisë për tu përgjigjur për gjëra të ndryshme. Përderisa janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë, këto janë procese që kërkojnë kohën e tyre.

E re është që kemi pastruar masivisht procesin e drejtësisë përmes një procesi verifikimi dhe nga ana tjetër ja kemi kaluar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv tek ai gjyqësor.

Postime të lidhura