Aplikacion
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se kush dyshohet se është Nesti Angoni, personazhi misterioz që çoi pas hekurave Erion Veliaj.
Sipas Karamuços, Nesti Angoni denoncimi kryebashkiakun e Tiranës duke dorëzuar dokumentet me aferat korruptive të tij në SPAK, dyshohet të jetë një ish-financiere e biznesit.
Eksperti i kriminalistikës u shpreh se kjo financiere ka pasur dijeni në detaje për mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka.
“Për mendimin tim ka një dëshmitar të akuzës në rastin e hetimeve që po zhvillohen, flitet për një ish-financiere që jep të dhëna shumë të sakta. Ish-financiere e bizneseve që jep të dhëna shumë të sakta që ka ngritur një pistë hetimore, që ka çuar deri në këto masa që shikojmë sot e deri në ato volume që do të shkojnë në gjykatë nesër për tu shqyrtuar e për të dhënë një vendim.
Askush nuk mund ti dinte qoftë blerjet, qoftë mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka në aspektin politik. Këto janë shumë teknike, financiare dhe deri diku juridike dhe janë shumë të sqaruara”, tha ai.