Aplikacion
Rëndohen pozitat e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i komunikoi këtë të enjte një tjetër akuzë Veliajt, atë të futjes së sendeve të paligjshme në qeli.
Në total, ndaj Veliajt rëndojnë tre akuza: Korrupsion aktiv, pastrim parash dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.
Për veprën e fundit, nëse kryhet në bashkëpunim, ligji parashikon dënim nga 5 deri në 10 vjet burg.
Dyshohet se Veliaj akuzohet për përdorimin e telefonit në qeli, por nuk është e konfirmuar ende zyrtarisht se për cilin send bëhet fjalë.
Ndërkohë, paraditen e kësaj të enjteje Erion Veliaj la qelinë e paraburgimit për t’u marrë në pyetje nga SPAK.
Ai qëndroi brenda SPAK rreth një orë e 30 minuta, teksa ishte në prani të dy avokatëve të tij, Ermir Beta dhe Artur Selmani./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit