Aplikacion
Për herë të katërt, Kryeministri Edi Rama së bashku me kabinetin e tij qeveritar kanë shkuar në Presidencë për të kryer betimin.
Pasi vendosi dorën mbi Kushtetutë, Kryeministri Rama u betua, ndërsaa do të mbajë përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministres robot për Inteligjencën Artificiale, Diella.
Më pas, ministrat e rinj u betuan njëri pas tjetrit mbi Kushtetutë dhe morën dekretet përkatëse nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Pas dekretimit nga kreu i shtetit, ministrat e rinj pritet të nisin menjëherë ushtrimin e funksioneve në postet e caktuara.
Ceremonia formale vjen një ditë pas miratimit të ndryshimeve në përbërjen e Këshillit të Ministrave në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca parlamentare u zhvillua në një klimë të tensionuar, me përplasje të ashpra dhe reagime të forta nga opozita.
Ndryshimet në kabinet u propozuan nga Kryeministri Rama dhe u votuan në Kuvend mes polemikash politike dhe kundërshtimesh të vazhdueshme nga opozita parlamentare.
Igli Tare del nga SPAK pas 6 orësh, “kyç gojën” para gazetarëve për vilën e Ballukut