Aplikacion
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emrat e 16 ministrave të rinj të kabinetit Rama 4.
Qeveria pritet të marrë votëbesimin në Kuvend në një seancë që mund të zgjasë dy ditë, të enjten dhe të premten, ndërsa më pas ministrat do të betohen mbi Kushtetutë në Presidencë.
Megjithatë, në dekretet e Presidentit mungon ministrja virtuale “Diella”, e cila konsiderohet si e para ministre virtuale në botë. Në nenin 2 të dekretit, përveç emërimit të kryeministrit Edi Rama, specifikohet se ai ushtron edhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.
Juristët kanë vënë në dukje mungesën e një dekreti të posaçëm për “Diellën”, duke e cilësuar këtë situatë si një tejkalim të kompetencave të kreut të shtetit.
Deri më tani nuk ka një përgjigje zyrtare nga Kryeministria për mënyrën se si do të funksionojë “Diella” dhe kur do të jetë operative.
Ministrat e dekretuar janë: