Aplikacion
Ndryshimet e fundit në qeverinë Rama kanë sjellë lëvizje jo vetëm në nivel ministror, por edhe në pushtetin vendor.
I tillë është rasti i Andis Sallës, kryebashkiak i Cërrikut, i cili braktisi karrigen e bashkisë për t’u bërë Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Pas dorëheqjes së Sallës, Këshilli Bashkiak i Cërrikut u mblodh këtë të mërkurë për të diskutuar dhe për t’i dhënë zgjidhje situatës.
Në krye të bashkisë u komandua Florenc Doko, nënkryetari aktual të bashkisë, i cili tashmë do të mbajë detyrën e kryetarit deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, së bashku edhe me 5 bashki të tjera./ Zoom.al