Aplikacion
Edi Rama ka konfirmuar në pozicionin e zv.kryeministres Belinda Balluku edhe në ministrinë e Infrastrukturës. Edhe Petrit Malaj do të vazhdojë të mbajë pozicionin e ministrisë së Financave.
Rama ka emëruar ministre të Brendshme Albana Koçiun dhe ministër të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhen. Pirro Vengu rikonfirmohet si ministër i Mbrojtjes.
Rama ka rikthyer Delina Ibrahimajn në krye të Ekonomisë, që do t’i bashkohet edhe Inovacioni.Ministri për Bujqësinë, Andis Salla.
Ministria e Jashtme i besohet Elisa Spiropalit. Ministre e Shëndetësisë është emëruar Evis Sala.
Igli Hasani nuk do të jetë më ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Rama tha se atij do t’i besohet Komisioni Parlamentar për Punët e Jashtme.
Sofjan Jaupaj do të drejtojë ministrinë e Mjedisit. Mirela Kumbaro do të drejtojë arsimin. Besfort Lamallari tek Drejtësia.