zoom

Lajme

Rama e largoi nga qeveria, Igli Hasani bën reagimin e parë

Rama e largoi nga qeveria, Igli Hasani bën reagimin e parë

Igli Hasani mbeti jashtë kabinetit të ri qeveritar. Vendin e tij në krye të Ministrisë së Jashtme do ta zërë Elisa Spiropali, ndërsa vetë Hasani do të shërbejë si kryetar i Komisionit të Jashtëm, post që më parë e kishte Mimi Kodheli.

Në reagimin e tij të parë pas përfundimit të Asamblesë së PS, Hasani tha se për aq kohë sa drejtoi Ministrinë e Jashtme, u përpoq të përfaqësonte Shqipërinë denjësisht në sytë e botës.

Ai falenderoi Edi Ramën për mundësinë që i dha dy vite më parë dhe i uroi suksese Elisa Spiropalit në detyrën e re.

Reagimi i plotë i Igli Hasanit:

Për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për dy vitet e fundit, pata këtë privilegj, duke u përpjekur çdo ditë ta shoh punën me sytë e kolegëve dhe të mbështes, me përulësi, shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe interesave të saj në botë.

E kam kryer këtë detyrë me bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri.

Faleminderit Kryeministrit Rama për besimin e dhënë dhe urime Znj. Spiropali për këtë përgjegjësi. Mirënjohës për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit, që ndanë këtë rrugëtim./ Zoom.al

Postime të lidhura