zoom

Aktualitet

Diella: Risi teknologjike e Ramës apo projekt privat i Tony Blair?

Diella: Risi teknologjike e Ramës apo projekt privat i Tony Blair?

Ministrja “Diella”, e prezantuar nga kryeministri Edi Rama si një mjet i qeverisë për të përdorur Inteligjencën Artificiale në luftën kundër korrupsionit, ka nxitur debate dhe dyshime mbi natyrën e tij të vërtetë.

Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri e paraqiti Diellën si një iniciativë të qeverisë shqiptare, por nga raportimet del në pah se projekti mund të ketë interesa të jashtme dhe private që shtrihen përtej funksionit publik.

Por, sipas raportimeve, disa aktorë ndërkombëtarë, përfshirë institutin e Tony Blair, luajnë një rol të dukshëm në këtë projekt, duke e bërë Shqipërinë terren eksperimenti për teknologji dhe politika të reja.

Raportimet përfshijnë se instituti Tony Blair ka përmendur në publikime projektin Diella 2.0 si pjesë të programit të tyre për Inteligjencën Artificiale. Kjo nxit debate dhe ngre pikëpyetje mbi mënyrën e menaxhimit të projektit, transparencën dhe ndikimin e tij në sektorin publik shqiptar.

Në konferencën “Empowering AI in Digital Public Services in Albania”, ekspertët e teknologjisë dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë diskutuan mbi sfidat dhe avantazhet e përdorimit të AI-së në shërbimet publike. Paneli përfshinte aktorë si Tony Blair Institute for Global Change, Oracle, European Investment Bank, si dhe AKSHI dhe AKSK. Diskutimet u fokusuan në sigurinë kibernetike, trajnimin institucional, kuadret ligjore dhe bashkëpunimin rajonal për harmonizimin e politikave.

Diella 2.0, dhe versioni i ardhshëm 3.0, mundësojnë gjenerimin e dokumenteve të nënshkruara elektronikisht me komandë zanore, një hap teknologjik që tregon potencialin e AI, por gjithashtu ngre pyetje mbi kontrollin dhe transparencën e tij.

Ndërsa Shqipëria po tenton të futet në epokën e qeverisjes digjitale, debati mbi Diellën tregon se sfida nuk është vetëm teknologjike, por edhe politike dhe institucionale./ Zoom.al

Postime të lidhura