zoom

Aktualitet

Identikiti i Diellës/ Anila Bisha, fytyra e ministres virtuale, por qeveria heziton ta thotë

Identikiti i Diellës/ Anila Bisha, fytyra e ministres virtuale, por qeveria heziton ta thotë

Ministrja virtuale e Shqipërisë, Diella, ka ngritur pikëpyetje mbi “identitetin” e saj, ndër të tjera.

Diella, që ka shërbyer si asistente virtuale në e-Albania, ngjan me aktoren Anila Bisha dhe përflitej se ishte ajo, por asnjëherë nuk u konfirmua apo u mohua.

Njësoj i paqartë është edhe Enio Kaso, drejtor i Inteligjencës Artificiale në Shqipëri. I ftuar te “Aldo Morning Show”, Kaso me hezitim nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi nëse imazhi i Anila Bishës ishte përdorur për figurën e Diellës.

Aldo: Shumë vetëve iu duk si Anila Bisha, ajo aktorja. I ngjan ë?

Enio Kaso: Nuk po them që nuk është ajo, nuk po them që është ajo.

Aldo: E kuptova, lëre e mora vesh, paskeni marrë imazhin e saj dhe e keni rregulluar.

Për të sqaruar të vërtetën, Zoom.al kontaktoi aktoren Anila Bishën dhe deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka një përgjigje.

Ngurrimi i institucioneve për të konfirmuar fytyrën e Diellës, edhe pse ngjashmëria është e pamohueshme duket se lidhet me ndonjë ngërç procedurial midis aktores dhe AKSHI-t që menaxhon e-Albanian, ose akoma më keq, të drejtën e përdorimit të imazhit. Diella nuk e nisi mandatin me “këmbën” e duhur!/Zoom.al

Postime të lidhura