zoom

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Del videoja e aksidentit tragjik në Durrës

PAMJE TË RËNDA/ Del  videoja e aksidentit tragjik në Durrës

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Durrës, ku dy fëmijë të mitur humbën jetën, pasi u përplasën nga një makinë.

Një fëmijë tjetër është në gjendje të rëndë te spitali i Traumës në Tiranë.

Pamjet nga kamerat e sigurisë janë të rënda. Ato tregojnë momentin kur 57-vjeçari Nikoll Radaçi i merr para me makinë. Ai po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe po lëvizte me shumë shpejtësi.

Në momentin e aksidentit, fëmijët po luanin në trotuar. Ata ishin katër, por njëri prej tyre shpëtoi mrekullisht sepse u fsheh pas një biçiklete.

Pas përplasjes, shoferi del për pak sekonda nga makina, bërtet “Oo çfarë bëra” dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Në video dëgjohen edhe britma e klithma të banorëve të tjerë të zonës, të cilët ishin dëshmitarë të tragjedisë.

Ata e përshkruajnë 57-vjeçarin si njeri problematik, që shpesh konsumonte alkool dhe bënte manovra të rrezikshme me makinë në rrugë. 57-vjeçari u arrestua pak minuta pas ngjarjes nga policia./ Zoom.al

Postime të lidhura