Aplikacion
Zbardhen detaje rë reja nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 57-vjeçar ka përplasur tre fëmijë të mitur, duke shkaktuar pasoja fatale. Viktima të kësaj ngjarjeje janë dy fëmijë rreth 10 vjeç, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Sipas informacioneve të bëra publike, drejtuesi i automjetit, i identifikuar si Nikoll Radaçi, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Mësohet se ai po lëvizte me shpejtësi, kur ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe duke hipur në trotuar, aty ku ndodheshin fëmijët duke luajtur.
Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur dhe arrestuar nga policia pak minuta më vonë. Ai është shoqëruar në komisariat, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti të rëndë./ Zoom.al