Aplikacion
Personi që shihni në foton më poshtë është Nikoll Radaçi, shoferi që përplasi për vdekje dy fëmijë të mitur sot në Durrës, ndërsa luanin në trotuar.

Sipas burimeve, ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ai dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, kur ka humbur kontrollin e automjetit tip “Benz”, duke dalë nga rruga dhe duke hipur në trotuar, ku tre fëmijët po luanin.
Pas përplasjes, 57-vjeçari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja, por është arrestuar nga policia vetëm pak minuta më vonë.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se një prej viktimave dhe fëmija i plagosur janë kushërinj të parë. Ndërsa viktima tjetër jetonte me të afërmit, pasi prindërit i kishte jashtë vendit për arsye familjare dhe shëndetësore.
Banorë të zonës janë shprehur se drejtuesi i mjetit njihej si person problematik në lagje dhe se kishte pasur edhe më herët shqetësime lidhur me sjelljen e tij, duke pretenduar se e kishin paralajmëruar disa herë./ Zoom.al
Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta