zoom

Aktualitet

Aksidenti me dy viktima/ Flasin dëshmitarët: Fëmijët po luanin në trotuar, i mori zvarrë

Aksidenti me dy viktima/ Flasin dëshmitarët: Fëmijët po luanin në trotuar, i mori zvarrë

Ngjarja tragjike e ndodhur në lagjen nr. 15 në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka nxitur reagime të forta nga banorët e zonës, të cilët hedhin akuza ndaj institucioneve për mungesë reagimi.

Sipas dëshmive të banorëve, situata me drejtuesin e mjetit nuk ishte e panjohur për ta. Ata pretendojnë se e kishin denoncuar disa herë më parë për sjellje problematike, por, sipas tyre, nuk kishin marrë përgjigjen e duhur nga autoritetet.

Banorët shprehen se kontrollet e policisë mungojnë në zonat e banuara dhe fokusohen më shumë në rrugët kryesore, ndërsa rastet problematike në lagje shpesh neglizhohen.

Dëshmitarët përshkruajnë momente të rënda nga aksidenti, duke theksuar se fëmijët ishin duke luajtur në trotuar në momentin kur u goditën. Ata shtojnë se drejtuesi i mjetit u largua menjëherë pas ngjarjes.

“Pa fjalë. Të ta shtypin fëmijën para shtëpisë, është tragjike. Ka një problem këtu, ecin shpejtë shoferët, ecin shpejtë shoferët, por Policia duhet të bëjë më tepër kontrolle në këtë rrugë. Asnjëherë nuk vjen Policia këtu, edhe është njoftuar nga ana jonë. Ky është problemi”, tha një banor.

Një tjetër banor i zonës tha se momenti i përplasjes së fëmijëve ishte shumë i rëndë, pasi sipas tij, makina i mori të miturit për disa metra zvarrë.

“Ngjarje më të rëndë s’kemi parë. Unë isha ulur në kafe. Fëmijët ishin ulur, imagjino nga goma atje, i ka çuar, i ka plasur atje. Situatë më të keqe s’kemi parë. Veç kam parë kur ka kërcit, që i ka marrë zvarrë. Shoferët ecin shumë shpejtë në këtë rrugë. Disa janë edhe të lagjes, pa patenta, por ecin kokërr plumbi”, u shpreh një tjetër banor i lagjes nr.15 në Durrës.

“Ngjarje më të rëndë s’kemi parë. Unë isha ulur në kafe. Fëmijët ishin ulur, imagjino nga goma atje, i ka çuar, i ka plasur atje. Situatë më të keqe s’kemi parë. Veç kam parë kur ka kërcit, që i ka marrë zvarrë. Shoferët ecin shumë shpejtë në këtë rrugë. Disa janë edhe të lagjes, pa patenta, por ecin kokërr plumbi”, shtoi një tjetër./ Zoom.al

Postime të lidhura