zoom

Aktualitet

Tragjedi në Durrës/ Dy fëmijë të mitur përplasen për vdekje nga makina, një tjetër në gjendje të rëndë

Tragjedi në Durrës/ Dy fëmijë të mitur përplasen për vdekje nga makina, një tjetër në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, një automjet i drejtuar nga një shtetas 57-vjeçar ka përplasur tre fëmijë të mitur, të cilët ishin rreth 10 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, dy prej fëmijëve kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa i treti ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, në vendin e aksidentit ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik

Postime të lidhura