zoom

Aktualitet

EMRI+PAMJE/ Aksident me vdekje në Shkodër

EMRI+PAMJE/ Aksident me vdekje në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 16:00 në lagjen “Liria” të Shkodrës, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti i tonazhit të rëndë, i drejtuar nga shtetasi A.P., ka goditur shtetasin Haki Bajrami, 78 vjeç, i cili po lëvizte në zonë në momentin e aksidentit.

Përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje dhe për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura