Aplikacion
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Skërficë–Sarandë, pranë daljes së tunelit. Një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur anash saj.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti drejtohej nga një 60-vjeçar, i cili ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes. Si pasojë, kamioni ka devijuar nga korsia, është ngjitur në një pjesë anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur.
Shoferi ka shpëtuar pa lëndime, pavarësisht situatës së rrezikshme./ Zoom.al



