zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Pogradec, një person në gjendje kritike

Aksident i rëndë në Pogradec, një person në gjendje kritike

Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin Qafë Thanë – Pogradec, pranë një karburanti në zonën e fshatit Udënisht.

Sipas burimeve nga grupi i ekspertëve të qarkullimit rrugor, një automjet i drejtuar nga shtetasja E.K. po lëvizte në drejtim të Pogradecit, kur përplasi një këmbësor të moshuar.

Rreth 80-vjeçari, i cili dyshohet se po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën, është goditur nga një automjet tip “Mercedes-Benz”, duke marrë plagë të rënda.

Menjëherë pas aksidentit, i moshuari është transportuar drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e tij paraqitet e rënduar dhe nuk përjashtohet mundësia e transferimit drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar./ Zoom.al

Postime të lidhura