Aplikacion
Një aksident me pasojë fatale është shënuar pasditen e sotme në zonën e Kepit të Rodonit, duke i marrë jetën një personi.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke lëvizur me një motor me katër rrota në terrenin kodrinor të zonës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të kushteve të vështira dhe është rrëzuar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë eksplorimit të zonës, e cila njihet për terren të thyer dhe sfidues për mjete të tilla. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e mjetit, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra./ Zoom.al



