zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është 45-vjeçari që humbi jetën te Kepi i Rodonit

EMRI/ Kush është 45-vjeçari që humbi jetën te Kepi i Rodonit

Detaje të reja janë bërë publike nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kepit të Rodonit, ku një person humbi jetën gjatë lëvizjes me një mjet.

Viktima është identifikuar si 45-vjeçari Arben Karamuço, i cili po drejtonte një motomjet me katër rrota në një terren të vështirë. Sipas të dhënave paraprake, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke rënë në një zonë të thepisur.

Për shkak të plagëve të rënda të marra nga rënia, 45-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, një grua që ndodhej me të në mjet ka arritur të shpëtojë dhe nuk raportohet të ketë pësuar dëmtime fatale./ Zoom.al

Postime të lidhura