zoom

Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën një person, 3 të plagosur

Aksident i trefishtë në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën një person, 3 të plagosur

Një aksident rrugor me pasoja fatale është regjistruar pasditen e sotme në aksin “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 16:25, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur fillimisht me një automjet tjetër me drejtues shtetasin V. X., dhe më pas me një mjet të tretë që drejtohej nga shtetasi E. Gj.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Z. M., i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin e drejtuar nga A. M.

Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere, shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Postime të lidhura